Komuna e Dragashit filloi realizimin e projektit të Papa Testit pa pagesë në QKMF

ShëndetësiInstitucione1 javë më parë403 shikime

Kryetari i Komunës, z.Bexhet Xheladini, së bashku me kryesuesen e Kuvendit, znj.Arijeta Skeraj, vizituan Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash, ku u takuan me drejtorin e këtij institucioni shëndetësor, z.Endrit Piraj. Me këtë rast, ata u informuan me ecurinë e punës së QKMF-së dhe mbarëvajtjen e shërbimeve shëndetësore për qytetarët.
Fillimisht, Kryetari Xheladini dhe Kryesuesja Skeraj u informuan nga drejtori i QKMF-së për kujdesin paliativ, një program i cili së shpejti do të fillojë të zbatohet nga stafi i QKMF-së dhe ka për qëllim ofrimin e shërbimeve shëndetësore nëpër shtëpi për personat të cilët nuk kanë mundësi që të kenë qasje në QKMF, siç janë personat e moshuar, personat me nevoja të veçanta etj. Gjithashtu, ata u njoftuan edhe për investimet e reja dhe renovimet të cilat do të bëhen në objektin e QKMF-së.
Ndër të tjera, Drejtori Piraj i njoftoi kryetarin e Komunës dhe kryesuesen e Kuvendit për projektin e PAPA TESTIT PA PAGESË për gratë e Komunës sonë. Realizimi i këtij projekti po bëhet realitet, falë angazhimit të vazhdueshëm të Grupit të Grave Asambleiste të Kuvendit të Komunës së Dragashit, duke u bazuar në kërkesat e shumta të grave dhe vajzave që shërbimi i PAPA TESTIT të ofrohet pa pagesë në QKMF-në e Dragashit. Ky projekt ishte prioritet i kryetarit të Komunës dhe kryesuese së Kuvendit, i cili do të implementohet nga QKMF-ja në Dragash.
Për t’u informuar më detajisht lidhur me zbatimin e projektit të PAPA TESTIT, Kryetari Xheladini dhe Kryesuesja Skeraj vizituan edhe gjinekologun Femi Bojaxhiu, i cili do të ofrojë këtë shërbim në QKMF, duke qenë në dispozicion të pacienteve çdo ditë pune, nga ora 09:00 – 13:00. Pacientet nuk do të kenë nevojë që të caktojnë termin paraprakisht.
Projekti i PAPA TESTIT PA PAGESË në QKMF-në e Dragashit, në pjesën më të madhe do të mbështetet financiarisht nga Komuna e Dragashit, ndërsa pjesa tjetër do të mbulohet nga donatorët.
Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...