Aktivitetet filluam me tuneun në futboll të vogël ku morën pjes të gjitha shkollat e komunës së Dragashit.

Nga ndeshjet e futbollit të vogël me nxënës me shkollat fillore, u luajtën ndeshje mjaft interesante e me plot të papritura, ku fitues doli shkolla fillore “28 Nëntori”, kundër shkollës Fillore “Ilmi Bahtijari”, ndeshje e cila u karakterizua me shumë gola e me shumë emocione nga të gjithë.

Sa i përket ndeshjeve të futbollit të vogël me arsimtarë, u zhvilluan ndeshje më të barabarta, por edhe pati befasi, ku në asnjë moment nuk mungoi dëshira për të fituar e dhënë spektakël. Fituese doli shkolla fillore “Ulina”, ndaj bashkëfinalistes “Fetah Sylejmani”.

Pjes e aktiviteteve ishte edhe turneu I volejbollit per femra në shkollën e mesme “Ruzhdi Berisha” ku u zhvilluan ndeshjet e volejbollit në mes të nxënseve të kësaj shkolle, të gjitha klasët prezantuan me nga një ekip.

Ndersa dita e 11 vjetorit u fillua me Akademinë Solemne në Kuvendin Komunal, ne kete akademi mysafirë nderi ishte Kryetari dhe përfaqësues tjerë të Komunës Orhaneli nga Bursa e Turqisë, Gjithashtu përfaqësuesë të familjarëve të Dëshmorëve e të OVL-së përkujtuan këtë ditë të madhe.

Kryetari i Komunës z. Shaban Shabani lavdëroi punën dhe sakrificën e të rënëve për liri, e uroi per kete dite, Menjëherë pas përfundimit të Akademisë, u bënë homazhe në Shtatoren e Adem Jasharit, në Varrezat e Dëshmorëve në Dragash e në fshatin Buqe, ku dhe u vendosën kurora e lule.

Pas homazheve, SHKA “Bresana, me nxënës të shkollave fillore bënë një defile dhe program kulturo-artistik në qendër të Dragashit. pjesë e valleve të organizuara në shesh, u bënë dhe Kryetari i Komunës sonë dhe ai i Komunës së Orhanelisë së Turqisë. Më pas u vazhdua me koncertin, ku me këngë të ndryshme performuan këngëtarë të trevës sonë e nga jashtë saj.

©TVOPOJA