Mustafa: Kompensimi i Dëmeve nga Vërshimet i Sigurt: Raporti Komunal Shkaktoi Vonesa

Institucione2 javë më parë711 shikime

Filiz Mustafa nga Lëvizja VETËVENDOSJE! i ka reaguar ashpër kryetarit të komunës së Dragashit, z. Xheladini, për akuzat e tij të vazhdueshme ndaj Kryeministrit Kurti dhe Qeverisë së Kosovës, rreth vonesave për kompenzimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e vitit të kaluar.

Theksojmë se kryetari i komunës ka shprehur shpesh zhgënjimin e tij për mungesën e mbështetjes nga qeveria qendrore, dhe poashtu edhe para një jave në rrjetet sociale me reagimin e tij.

Ndersa sot z.Mustafa akuzoi kryetarin dhe vartësit e tij për shkelje gjatë procesit të verifikimit të dëmeve nga vërshimet. Ai përfundoi duke theksuar se vonesat në ekzekutimin e mjeteve janë shkaktuar nga raporti jo i duhur i përpiluar nga komisioni komunal dhe se dëmet do të kompensohen për të gjithë qytetarët që meritojnë vlerën reale të kompensimeve.

 

Reagimi i plotë i z. Mustafa:

Kemi parë një sërë sulmesh e një seri emisionesh në lajmet qëndrore të kryetarit në ikje të komunës së Sharrit, z.Xheladini, me plot akuza në drejtim të Kryeministrit Kurti dhe të Qeverisë së Kosovës.
Së pari, mund të konstatojmë që kryetari Xheladini, sipas mendimit tim, mban shtafetën për destruktivitetin e tij si kryetar komune në raport me qeverinë qëndrore, në kohën e së cilës komuna që ai drejton, ka përfituar investime që tejkalojnë vlerën prej 10 milionë euro, gjë e cila nuk barazohet as me 20 vitet e kaluara të qeverisjeve pararendëse qëndrore. Pra, Qeveria Kurti, ka investuar në komunën e Sharrit për katër vite, sa kanë investuar bashkarisht të gjitha qeveritë e mëhershme për 20 vite.
Së dyti, kryetari Xheladini, tash kur kanë kaluar më tepër se një vit nga dy aksionet e jashtëzakonshme të qeverisë së Republikës dhe institucioneve të saja për mbylljen e komunës paralele të Serbisë në fshatin Vranic dhe mbylljes së filialit të bankës ilegale serbe në komunën tonë, ende nuk e ka thënë asnjë fjalë të vetme në përkrahje të këtyre aksioneve. Për më tepër, shumë nga personat e infiltruar në funksionimin e këtyre institucioneve, kanë bërë strehë në komunë, duke u punësuar me procedura të dyshimta rekrutimi pra me ndikime nga akterë komunalë, sigurisht vartës së kryetarit Xheladini.
Së treti, kryetari Xheladini, bashkë me komisionin e përbërë për çështjen për të cilën ai po zhurmon poshtë e lartë, atë të kompenzimit të dëmeve nga vërshimet, kanë bërë një sërë shkeljesh përgjatë fazës kryesore të këtij procesi, asaj të verifikimit të dëmeve të shkaktuara nga gjendja faktike e terenit. Duke dashur që edhe këtë fatkeqësi natyrore ta shfrytëzojnë elektoralisht, Xheladini dhe LDK në Sharr, bashkë me akterë përcjellës, kanë bërë fushatë në emër të këtij procesi duke e kthyer monedhën nga ju ka konvenuar. Kur rriteshin vlerat e shkruheshin gjëra joreale të dëmeve të ekonomive familjare, vartës së tij të strukturave partiake në fshatra, krekoseshin se do ju kompenzohen më shumë se vlera e dëmit, sepse jemi ne në pushtet (pra, LDK). E tash kur raportit të komisionit komunal përveç votimit në Kuvend Komunal po i duhet edhe verifikimi final nga Agjencioni për Menaxhimin e Emergjencave dhe kur po nxjeren në pah e po adresohen tentimet për keqpërdorime të këtij procesi, kryetari e vartësit e tij, po zhurmojnë studiove televizive e kudo ku po kanë hapësirë, duke drejtuar gishtin kah qeveria e duke thënë që faji është tek niveli qëndror.
Si qendër e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Sharr kemi adresuar në vazhdimësi e kemi ndjekur në përpikmëri këtë proces që padyshim që është mëse i rëndësishëm për të gjithë qytetarët tanë të cilët kanë pësuar dëme (fatmirësisht vetëm materiale) përgjatë vërshimeve të ndodhur në komunën tonë. Njëjtë dhe vazhdojmë të bëjmë edhe sot e kësaj dite, ku komunikimin me institucionet përkatëse e kemi të vazhdueshëm në kuptimin e adresimit të kësaj çështjeje.
Proceduralisht të gjitha vonesat për ekzekutim të mjeteve janë të shkaktuara nga raporti jo i duhur i përpiluar nga komisioni komunal, si dhe koha e nevojshme për verifikim.
Dëmet për të gjithë qytetarët që meritojnë vlerën reale të kompenzimeve do të bëhen. Që të gjitha, një nga një. Deri atëherë i lëmë kohë doktorit Xheladini, njëherazi kryetarit në pension, për zhurmë në rrjete sociale e në emisione televizive.
©TVOPOJA
Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...