Komiteti për Politikë dhe Financa dhe Komiteti për Komunitete mbajtën mbledhjet e katërta të rregullta për vitin 2025

AktualitetLajme nga Opoja7 muaj më parë510 shikime

Dragash, 28 prill 2025 – Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) dhe Komiteti për Komunitete kanë mbajtur sot mbledhjet e tyre të katërta të rregullta për këtë vit, duke shqyrtuar disa pika të rëndësishme të rendit të ditës.

Në kuadër të këtyre mbledhjeve, anëtarët diskutuan dhe miratuan:

1. Procesverbalin nga mbledhja e kaluar;

2. Materialin për seancën e katërt të Kuvendit të Komunës; dhe

3. Çështje të ndryshme nën pikën “Të ndryshme”.

Të gjitha pikat e propozuara të rendit të ditës janë miratuar me shumicë votash dhe janë rekomanduar për diskutim në seancën e katërt të rregullt të Kuvendit të Komunës së Dragashit për vitin 2025.

Seanca e Kuvendit do të mbahet nesër, të martën më 29 prill 2025, duke filluar nga ora 10:00.

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...