Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla e ka përshëndetur vendimin e qeverisë për ndarjen e 60 milionë eurove në të cilin përfshihet edhe dyfishimi i ndihmave sociale.
Syla ka kritikuar deputetët dhe ministrat e kabinetit qeveritar për mospërmbushjen e kërkesave dhe nevojave jetike që kanë qytetarët e vendit.
Postimi i plotë i tij:
Është për tu përshëndetur vendimi i qeverisë Hoti, që prek pikërisht shtresën më të varfër të popullit (ndarjen e 60 milionë eurove, ku përfshihet edhe dyfishimi i ndihmave sociale). Atë që nuk e bëri Kuvendi, e realizoi qeveria.
* Do të jem kritikues çdo herë kur mendoj që kam të drejtë, nga pozita e deputetit, pozitë apo opozitë qofsha, por nuk do kursejë lavdatat për vendimet e mira. Jemi zgjedhur të jemi me fytyrë kah qytetari.
* Ministra e ministresha a e dini çka kërkon populli nga ju?
– Mijëra qytetarë kanë nevojë për insulinë cilësore me çmim të ulët; mijëra të tjerë kanë nevojë të mos presin me muaj në radhë për operime, e në atë pritje të durojnë dhimbje të tmerrshme.
– Vulën apostile me lëshu brenda ditës, e jo me udhëtu qytetarët dy ditë për Prishtinë, me shpenzime që shkojnë deri në 40€.
– Aplikuesi për grante/subvencione ( bujku,fermeri, bletari etj) në qoftë se e ka harru ndonjë dokument me e bashkangjit në dosje kur ka apliku, mos me refuzu, por me thirr në telefon e mi thanë me plotësu dosjen.
– Jepini shancë studentëve për regjistrim, mos të mbet askush jashtë, e kur pranohen, mos ju falni notat. Ata që s’janë për studime, largohen vetvetiu.
– Punëtorët kanë nevojë për siguri në punë, e jo të vdesin duke u rrëzuar nga katet e larta të ndërtesave. Ndërkohë, rinia jonë punon 12 orë në ditë për tu paguar për 8 orë, me paga qesharake.
– Gardianit nga Peja me ja dhanë mundësinë me punu ma afër shtëpisë së tij e jo në Podujevë ose në Mitrovicë e Prizren.
– Taksistët kanë nevojë për vendparkime, e jo për gjoba.– Sporti kosovar ka nevojë për subvencionim, përndryshe do të kolapsojë.
– Të pranohen në polici ata që kanë diplomë dhe tru, e jo ata që kanë këmbë të shpejta, apo familjarë të pushtetshëm.
– Përderisa çdo ditë kemi vdekje në komunikacion, shtrëngoni kriteret e pajisjes me patentshofer.
* Përndryshe nuk po na intereson sa herë takoni ambasadorë, as për videokonferencat e juaja, as për vizitat jashtë vendit.
Kuptoni as nuk jemi tu e marr mundin mi hap linkun e këtyre lajmeve koti, kështu që veq po i maltretoni asistentat e këshilltarët me ju ba postime në fb, qe nuk ja u lexon kush.