Klasë e re për parashkollorët në Bresanë, donacion nga CIMIK-u Italian (Video, Foto)

Arsim5 vite më parë22 shikime

Drejtoria e arsimit në Dragash para disa javësh kishte pritur në takim përfaqësuesit e KFOR-it Italian, Turk e Slloven, takim ky I cili rezultoi me një bashkëpunim të shkëlqyer të Drejtorisë së Arsimit në Dragash me organizatat ndërkombëtare.


Ky bashkëpunim solli investimin e CIMIK-u Italian që vepron në kuadër të KFOR-it në shkollën “28 Nëntori” në Bresanë.

Në prezencën e përfaqësuesve të Kforit, drejtorit të arsimit e atij të shkollës është bër nënshkrimi dhe përurimi i një klase para fillore me të gjitha mjetet për funksionim dhe mësim sa më cilësor.

Pas perurimit grupi i edukatorëve të kësaj shkolle së bashku me nxënësit kishin pergaditur një program në shenjë falenderimi, hapjen e këtij programi e bëri drejtori i shkollës z.Ajet Reshiti, i cili falendëroi përzemersisht KFOR-in Italian e kujtoi kohën e pasluftes kur këta të fundit e ndihmuan shumë këtë shkollë.

Në një fjal rasti drejtori për arsim z. Vloran Cenaj falendëroi KFOR-in për bashkpunimin e premtoi se do punohet më teper për këto grupmosha, ndersa drejtori i shkollës dhe nxënësit kishin përgaditur edhe dhurata për gjenarin e KFOR-it Italian.

Më pas u vazhdua me program artistik i përgaditur nga nxënësit me poezi, këng e valle.

©TVOPOJA

 

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...