Muaji më i rëndësishëm për myslimanët, muaji i Ramazanit këtë vit do të fillojë ditën e premte, më 24 Prill, ashtu siç shkruhet në kalendarin mysliman, shkruan opoja.tv
Në muajin e Ramazanit besimtarët myslimanë janë të obliguar të agjërojnë 30 ditë pa ndërprerë, nga agimi në aksham, duke plotësuar një nga pesë shtyllat kyçe të fesë Islame.
Përveç ngrënies dhe prijes, myslimanëve gjatë agjërimit u ndalohen edhe disa gjëra të tjera, që shpjegohen sipas fesë Islame. Muaji i Ramazanit konsiderohet si muaj i mëshirës, solidaritetit, mirëqenies, ndihmesës etj. Dita e parë e muajit të Ramazanit sivjet do të fillojë më 24 Prill (e premte), ndërsa do të përfundojë më 23 Maj (e shtunë).
Ndryshe, numri i myslimanëve në të gjithë botën konsiderohet të jetë mbi 1 miliardë.