KFOR-i Turk viziton ShML “Ruzhdi Berisha” në Dragash për projektin e kabinetit të informatikës

Arsim6 orë më parë9 shikime

Më 31 mars 2026, përfaqësues të KFOR-it turk realizuan një vizitë pune në ambientet e Shkollës së Mesme të Lartë “Ruzhdi Berisha” në Dragash. Qëllimi i vizitës ishte shqyrtimi nga afër i mundësive për investim në kabinetin e informatikës, projekt i dorëzuar më herët nga drejtoria e shkollës te KFOR-i Turk në Dragash.

Kabineti i informatikës është menduar të shërbejë për zhvillimin e praktikës profesionale të nxënësve të drejtimit Teknik i Sistemeve të TIK-ut, duke rritur cilësinë e mësimdhënies dhe përgatitjes profesionale. Projekti ka kaluar disa procedura të nevojshme dhe aktualisht pritet miratimi nga organet kompetente për realizimin e tij.

Gjatë vizitës, përfaqësuesit e KFOR-it turk inspektuan hapësirën e paraparë për vendosjen e kabinetit, e cila ndodhet në një nga klasat ku është duke u ndërtuar aneksi i ri i shkollës.

Kjo vizitë u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt realizimit të projektit, i cili pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e kushteve të mësimit dhe në përgatitjen profesionale të nxënësve të Dragashit.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...