Për nder të Ditës së Çlirimit të Komunës së Dragashit do të mbahet Akademia Solemne, më datë 15/06/2020, e hënë, në Sallën e Kuvendit Komunal në Dragash, duke filluar nga ora 11:00.
Pas Akademisë do të bëhen homazhe në Shtatoren e Adem Jasharit, në Varrezat e Dëshmorëve në Dragash dhe në fshatin Buqe.
Për shkak të pandemisë, aktivitetet kulturore e sportive, përkatësisht Gara e Vrapimit të Kuajve dhe Gara e Pehlivanëve nuk do të organizohen këtë vit.