Këshilli i Bashkësisë Islame – Dragash mban mbledhjen e rregullt pas Ramazanit

InstitucioneShoqata6 orë më parë8 shikime

Më 31 mars 2026, Këshilli i Bashkësisë Islame (KBI) në Dragash mbajti mbledhjen e rregullt me anëtarët e tij, ku u shqyrtuan raportet e punës dhe aktivitetet e realizuara gjatë muajit të bekuar të Ramazanit.

Në këtë takim u prezantua pasqyra e projekteve për Sadakatul-Fitrin, Zekatin dhe Fidjen, të cilat rezultuan jashtëzakonisht të suksesshme, duke shënuar një performancë më të mirë krahasuar me vitin e kaluar. Kjo dëshmon për rritjen e besimit dhe solidaritetit të komunitetit ndaj aktiviteteve të KBI-së.

Një pjesë e rëndësishme e mbledhjes ishte edhe prezantimi i raportit të punës së Shoqatës Humanitare “Bereqeti” – dega Dragash, e cila u vlerësua për angazhimin e vazhdueshëm në mbështetje të familjeve në nevojë, duke ofruar ndihma materiale dhe shpirtërore për komunitetin.

Në përfundim, u vlerësua lart puna dhe përkushtimi i të gjithë anëtarëve të Këshillit, me zotimin për angazhime edhe më të mëdha në të ardhmen, duke e bërë KBI-në një shtyllë të rëndësishme të jetës shpirtërore dhe sociale në Dragash.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...