Ditën e Hënë të datës 29 Nëntor 2021 një pjesë e fshatrave të komunës së Dragashit nuk do të kenë energji elektrike ka njoftuar kompania KEDS.

Gjithashtu kompania në fjalë njofton qytetarët se nga ora 9:00 në mengjes deri në ora 14:00 mbas dite furnizim i energjisë elektrike do të jetë jashtë funksionit për një pjesë të fshatrave të Dragashit.

Arsyet për ketë ndërprerje të energjisë elektrike janë përforcimi i disa shtyllave elektrike.

Ky është njoftimi I plotë nga KEDS.

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

TS 35/10kV Dragash do të ndërprehet:

Dalja 10kV Restelica (kodi: 30036002) nga ora 10:00 deri 14:00

Vendet:. Fshatrat: Glloboçicë, Krushevë, Kukjan, Lubovishtë, Mlikë, Orqushë, Restelicë, Vranishtë dhe Zlipotok.

Arsyeja : Revizion ne LP 10kV, ndrrimi/perforcim i shtyllave te demtuara