Instituti Demokratik i Kosovës në fillim të muajit Mars ka bërë publikimin e transpometrit mbi raportin dhe të gjeturat në 38 komuna të Republikës së Kosovës përcjellë televizioni Opoja.

Komuna e Dragashit në këtë hulumtim të KDI-së të cilin kishin përgatitur për vitin 2019 nuk ka ndonjë ndryshim pozitiv thjeshtë është vlerësuar thuajse njëjt me atë të vitit të kaluar.

Si njëra nga të gjeturat kryesore që për një Institucion komunal është më rëndësi të veçantë është mos funksionimi i Zyrës për Informim si dhe mungesa e Zyrtarit për Informim të komunës së Dragashit.
Në mungesë të këtij të fundit ketë pozit është duke e mbajtur drejtori i Administratës komunale në Dragash zotëri Eroll Bajrami që shumica e Banorëve të Dragashit nuk janë në njohuri për këtë pozitë të cilën e mban zotëri Bajrami.

Në hulumtim të KDI-së është gjetur edhe një e metë e cila është vlerësuar me zero pikë, mungesa e bashkangjitjesë së materialit për thirrje të seancës të Kuvendit Komunal.
Në ueb faqen e komunës së Dragashit nuk qëndron asnjë material përcjellës për sa i përket pikave për diskutim në kuvend, e poashtu nuk janë publike edhe draft rregulloret e Kuvendit.
Materialet për diskutim për Asmableistët i dërgojnë por që qytetarët nuk janë fare në dijeni se për çfarë debatohet në seanca komunale e cila poashtu është vlerësuar negativisht nga hulumtuesit e KDI-së.

Komuna e Dragashit nuk qëndron mirë edhe në konsolidimin e Bashkësive Lokale ku hulumtuesit nuk kishin arritur të gjenin ndonjë informatë publike mbi to e për këtë është vlerësuar komuna me poena negative.
Kuvendi komunal për vitin 2019 nuk kishte organizuar ndonjë diskutim publik me KAB rreth shqyrtimit të raporteve të punës.

Komuna dështoi edhe në hapjen e të dhënave statistikore të Open Data si dhe në hapjen e një linjë telefonike pa pagesë për qytetarët.
Lista e pronave të dhëna me qira nga komuna e Dragashit nuk janë publikuar fare dhe askush nuk ka informacion mbi to se sa janë të hyrat nga qira dhënia e objekteve në pronësi të komunës.

Transparometri-Komunal-2019