Libri “Shkrim-Leximi Arab-Kuranor” i autorit Kasam Muhameti botohet edhe shitet pa dijen e vet autorit duke shkelur çdo të drejt autoriale.

Libri i cilsuar si një nder librat me të kuptueshem me një medotë shumë të leht për mësimim e shrimit dhe leximit të Kuranit pas suksesit të madh qe arriti, u ri botua 2 herë nga kërkesa e madhe meq rast ne i kushtaum një artikull këti libri.

Duket se nga suksesi i këti libri kan perfituar ilegalisht edhe disa librari ku e botuan këtë material nën një kopërtin tjeter, dihet se ky liber është dhuruar falas nga vet autori por jo edhe nga kto librari.
Këtë e kishte vrejtur vet autori i këti libri ku edhe shpreh mllefin ndaj kësaj vepre nepermjet një postimi në facebook.

KEQARDHJE!
Nëpër disa librari e kam hasur librin “Shkrim -leximi arab-Kuranor”, për fat të keq me emrin dhe mbiemrin tim në formën (dizajnin) që duket në foto, jo sikurse ato që i kemi botuar në botimet e kaluara.
Përson(a) të pandërgjegjshëm e kanë ofruar në shitje, dhe në këtë mënyrë dëshirojnë të përfitojnë për hesapet e tyre personale – të paautorizuara nga autori.
Kam kërkuar sqarime nga ata libërshitës se si iu ka ardhur ky libër, por është për t’u çuditur se nuk dinë të tregojnë se kush ua ka sjellur, dhe i kam lutur që ta largojnë nga sirtari.
Përmes këtij shkrimi, shprehi shqetësimin tim, njëherit njoftoj opinionin se këtë formë të librit me këtë kopertinë (dizajn) nuk e kam ofruar unë, ka dalur kështu në shitje pa lejen time. Kjo është shkelje e të drejtave autoriale, në këtë rast edhe e autorësisë sime. Prandaj, çdokush që mund ta hasë duhet të jetë i vetëdijshëm që ky lloj libri s’ka të bëjë me mua. Ç’është edhe më e keqja, ky lloj i librit brenda tij ka edhe gabime të shumta dhe të mëdha teknike.
Në postimin e radhës, ndjej obligim moral që t’ua sjelli formën origjinale të librit që e kemi botuar më parë.