Ish kryetari i degës së LDK-së në Dragash zoteri Selim Kryeziu në një postim të publikuar në Facebook ka reaguar ndaj linçimeve të cilat sipas tij po i behet asambleistit të ri të LDK-së në Dragash.
Ai i ka dal në mbrojtje të Resuli Fetahut asambleist i LDK-së në Dragash, ku ky i fundit në ditët e fundit ishte caku i linçimeve politike.
Ky është postimi i plotë i Selimi Kryeziut:
Jemi me ty Resul
Linçimet që po i bëhën asambleistit të ri të LDK-së, të dalë nga zgjedhjet e fundit, e i cili njëkohësisht është kandidati më i votuar në Dragash nga të gjitha partitë, pra Resul Fetahut, unë e vlerësoj si ftesë direkte në adresë tëcekstremistëve partiak, për të ndërmarrë veprime kundër tij dhe familjës së tij. Ftesë për rikthimin e Dragashit në vitët e pasluftës, atëherë kur aktivistët e LDK-së sulmoheshin, atëherë kur aktivistëve tonë u vendosëshin mjete eksplozive nëpër shtëpitë e tyre. Kohëra të kaluara këto, që kurrë mos u rikthefshin në Opojë, Gorë, Dragash e Kosovë. Dhe nuk mundët t’i rikthehen askush më. Harrojeni!
Çfarë faji ka bërë Resuli në fakt?! Resuli ka bërë atë që kemi bërë të gjithë ne. Ka kërkuar e ka mbledhur vota për vete e për partinë, anëtar i së cilës është. Të gjithë ne këtë kemi bërë; kemi kërkuar e mbledhë vota aty ku kemi më shumë terren e më shumë mundësi. Sa për votat e ardhura me post, ato që nxorën kandidatin e LDK-së të parin, ato janë kontribut i punës së tij dhe i shumë aktivistëve tjerë. Të gjithë ata mërgimtarë tanë, që kanë zgjedhur ta votojnë LDK-në përmes postës, në këto zgjedhje, janë të gatshëm të vijnë këtu dhe të dëshmojnë se kanë votuar me vullnetin e tyre të lirë.
Por partia në pushtet, don një kurban për humbjen e pushtetit. Dhe kurban duan ta bëjnë Resulin. Kujdes!!!
Qetësohuni njerëz! Në demokraci pushtet bien e ngritën. Mësohuni!
Në fund dy fjalë kryetarit në ikje:
Shaban, bëhu burr një herë në jetën tënde. Prano humbjen dhe ndale fushatën e linçimeve. E ke obligim moral dhe e ke përgjegjësi. Pastaj, mos harro se si erdhe në pushter para katër vitësh. Sistemi MAKIALELE-DOVSKI të bëri kryetar. Shaban, mos e harro kurrë këtë!