Inspektorati në komunën e Dragashit më të marrë një informacion nga Policia rajonale në Dragash për të bërë mbikëqyrjen e kufirit që në të cilin kishin hasur në disa produkte të dyshimta vepruan në mënyrë të shpejtë dhe në inspektimin e një operatori ekonomik konstatuan këtë gjendje:
Operatori ekonomik nuk kishte asnjë dokumentacion te rregullt që dëshmonte prejardhjen si dhe destinacioni e tyre.
Mbështetur në Ligjin për Inspektoratin e Tregut mallrat janë konfiskuar si dhe më Ligjin për mbrojtjen e Konsumatorit ndaj operatorit ekonomik është shqiptuar gjobë administrative.
Inspektorati në Dragash bën apel tek të gjitha subjektet afariste të cilat kryejnë afarizmin në komunën tonë gjatë furnizimeve të ju kushtojnë rëndësi të veçantë dokumentacioneve të mallrave në gjuhën zyrtare.
Rregullat për dekleracione të mallrave në gjuhën zyrtare si dhe etiketimin e produkteve që të shmangin masat ndëshkuese ndaj tyre përcjellë Tv Opoja.
Në këtë aksion të shpejtë Inspektorit falënderoi dhe Stacionin Policor për mbikëqyrjen e kufirit në Dragash për bashkëpunim dhe përkrahje.