Inaugurohet Kabineti i Muzikës në Shkollën “Ruzhdi Berisha”, Dragash

ArsimKronika1 javë më parë140 shikime

Sot, në ambientet e shkollës së mesme të lartë “Ruzhdi Berisha” në Dragash, u inaugurua kabineti i muzikës, një hapësirë e re që synon t’i shërbejë nxënësve në zhvillimin e talenteve artistike. Organizata Rinore “Avoko” është duke transformuar këtë shkollë në një qendër të krijimtarisë artistike, duke e pajisur atë me një kabinet të dedikuar për muzikë.

Në inaugurimin e kabinetit ishin të pranishëm kryetari i komunës, kryesuesja e kuvendit komunal, përfaqësues të UNMIK-ut dhe të OJQ-së Avoko, drejtori i DKA-së, drejtori i shkollës dhe mësimdhënësit. Projekti u mirëprit ngrohtësisht nga të gjithë të pranishmit.

Drejtori i “Avoko”-s, gjatë prezantimit të projektit, falënderoi donatorët dhe shkollën për bashkëpunimin e frytshëm. Nga ana tjetër, kryetari i komunës shprehu mirënjohje ndaj UNMIK-ut dhe vlerësoi lart punën e organizatës “Avoko” për angazhimin e tyre në projekte të rëndësishme për të mirën e komunës së Dragashit, duke premtuar mbështetje për projektet e ardhshme. Përfaqësuesit e UNMIK-ut gjithashtu vlerësuan bashkëpunimin e suksesshëm mes “Avoko”-s dhe institucioneve komunale.

Ky kabinet do të shërbejë si një hapësirë unike, që do t’u ofrojë nxënësve mundësi për të shprehur talentet e tyre dhe për të ndjekur pasionin muzikor në një mjedis profesional dhe frymëzues.

Në fund të ngjarjes, të pranishmit vizituan edhe projekte të tjera të realizuara nga “Avoko” në këtë shkollë, siç janë biblioteka për nxënës dhe pajisja me inventar për sallën e arsimtarëve.

©TVOPOJA

 

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...