Hetuesit e PZAP-së në QNR, po hetojnë votat me post të Dragashit

Lajme nga OpojaAktualitet3 vite më parë19 shikime

Hetuesit e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) kanë arritur në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) për t’i hetuar votat me post për zgjedhjet e balotazhit në Komunën e Dragashit.

Siç mëson Ekonomia Online, hetuesit kanë parë materiale të dyshimta që i kanë hapur rrugë një hetimi më të detajuar.

Dyshimet janë se një numër fletëvotimesh me post janë printuar nga i njëjti printer. Të gjitha ato i takojnë kandidatit të LDK-së, Bexhet Xheladini.

Ekonomia Online ka siguruar fotografi të zarfeve, të cilat sikur shihen janë të shkruara nga e njëjta dorë.

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...