Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka liruar nga detyra Shukri Maxhunin zëvendësministër i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, shkruan “Zëri.info”.

Këtë e ka bërë të ditur vet Haradinaj përmes llogarisë së tij në rrjetin social “Facebook”.

Shukri Maxhuni, ditë më parë është fotografuar në veturën zyrtare, deri sa i mbante këmbët pranë xhamit të veturës derisa po udhëtonte. Shkarkimin e Maxhunit e kishte kërkuar edhe Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Sot kam liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhuni.