Çdo i ri që ka përfunduar studimet, në veçanti në drejtësi, ekonomi, shkenca politike, filozofi, histori, etj. gjithsesi ka qenë pjesë e konkurseve për punë, para së gjithash në administratën shtetërore.
Të gjithë ata të rinjë, që vërtetë u shkolluan ashtu siç duhet, të gjithë ata të rinjë, që kaluan vite me radhë nëpër biblioteka për të ndërtuar personalitetin e tyre intelektual e njerëzor, zhgënjimin e parë e morën në dyert e institucioneve shtetërore.
Jo vetëm ndikimi politikë për punësim në administratën shtetërore, që ka sjellë deri te krijimi i një administrate publike të ‘sëmurë’, por edhe ndërtimi i keq ligjorë, janë bashkëdyzuar në ndërtimin e një sistemi të keq të administratës shtetërore.
Rekrutimi i shërbyesëve në administratën shtetërore, vazhdon të mbetet pjesa më delikate dhe më problematike në këtë sistem të ‘sëmurë’. Me qëllim apo nga mosdija, janë ndërtuar procedura ligjore që ekskluzivisht u shërbejnë individëve apo grupeve të caktuara, të klasës në pushtet.
Kur shohim si kanë ndodhur punësimet këto njëzet vite, del që të gjithë familjarët e miqt e politikanëve janë më “profesionistët”, më të “shkolluarit”, më “meritorët”, dhe më të “diturit” e kësaj shoqërie!
Banalitetin, ndikimet politike dhe joprofesionalizmin e gjejmë që në komisionet intervistuese. Pyetjet që u bëhen kandidatëve me formulimin e tyre më shumë përngjajnë me testet e shkollës së mesme, se sa për vlerësimin e nivelit akademik dhe personalitetit të kandidatit. Kjo është mënyra se si është ndërtuar administrata shtrtërore dhe niveli intelektual i resurseve humane brenda saj.
Dalja nga kjo gjendje ekziston, por vullneti për të ndryshuar këtë gjendje mungonë. Klasa politike, punësimin në administratën shtetërore e përdorin në çdo fushatë zgjedhore, për tërheqjen e votuesëve, gjë që ka reflektuar drejtpërdrejtë në krijimin e gjendjes mjeruese të shërbimeve shtetërore, si në nivelin lokal, ashtu edhe në nivelin qendrorë. Përderisa ngelet kjo mënyrë e rekrutimit të resurseve humane, administrata shtetërore dhe të gjitha shërbimet e tjera shtetërore, do të vazhdojnë të jenë në nivelin që kanë.
Ndërtimi i një komisioni të posaqëm, apo edhe një institucioni të veçantë, që do të merrej ekskluzivisht me rekrutimin e resurseve humane, dhe atë jo vetëm në shërbimin civil, por edhe në sektorin e arsimit dhe më gjerë, është zgjidhja më e mirë e mundshme për ndërtimin apo reformimin e këtij sistemi të qelbur gjithandej.
Disa ndryshime në legjislacion janë të domosdoshme të ndodhin, për faktin e vetëm, që tu humbet mundësia e premtimeve absurde dhe të kota partive politike në fushata zgjedhore.
Në këtë mënyrë, përkundër mangësive, ligji për pagat do të pamundësoj që partitë politike të japin premtime paushalle për paga, siç është keqpërdorur deri më tani.
– Bërja e ligjit për qeverinë do të pamundësoj krijimin e shumë ministrive, e në veçanti emërimin e një numëri enorm të zëvendësministrave siç i kemi pasur në këto dy mandatet e fundit.
– Reformimi i administratës publike, do të pamundësonte punësimet partiake në të, do të krijonte një administratë me shërbime efikase, dhe do të ndikonte në humbjen e mundësisë së premtimeve nga partitë, për punësim në administratën publike.
Këto dhe të tjera, do të ndikonin edhe në reflektim të partive për ndryshime të brendshme, në drejtim të krijimit të një konkurece të ideve dhe projekteve, si dhe krijimin e një qasje të re të politikës, duke larguar premtimet banale në fushata zgjedhore.