Në një postim në facebook kryetari i degës së NISMAS Socialdemokrate në Dragash lutë qytetarët që të reduktojnë lëvizjet me qytetet e tjera të Kosovës, dhe po ashtu lut qytetarët të mos qëndrojnë në grupe dhe mos të vizitojnë miqsinë gjatë kësaj kohe të pandemisë.

Ky është postimi në facebook i Halili-t:

Të dashur qytetar të Komunës së Dragashit

Jemi në një gjendje ku të gjithë kemi përgjegjësi. Kjo nuk është përgjegjësi vetëm institucionale, por është detyrë dhe përgjegjësi për të gjithë NE!
Apeloj, tek të gjithë qytetarët e komunës tonë, të jeni sa më të përmbajtur në levizjet tuaja, mundësisht reduktoni lëvizjet drejtë qyteteve tjera të Kosovës, në përjashtim të rasteve të domosdoshme.
Shërbimet që ofrohen dhe mund t’i kryeni në komunën tonë, mos i kërkoni në komunat e tjera!
Ju lutem të mos qendroni në grupe, të mos bëni vizita familjare dhe miqësore, deri sa të tejkalojmë këtë gjendje.
Vetëm së bashku mund të parandalojmë të keqën.

Në emër të Kryesisë së NISMAS Socialdemokrate në Dragash
Ju Lutem, Ju Lutem, Ju lutem
RRINI N’SHP

Me ndihmën e Zoti besoj që do të tejkalojmë sa më mirë këtë gjendje! 🙏