Gratë që frymëzojnë – “Këmisha e Lirisë” në Komunën e Dragashit

Kulturë & Art6 muaj më parë794 shikime

Komuna e Dragashit mirëpriti sot një ngjarje domethënëse kulturore dhe shoqërore, e cila vlerësoi rolin dhe fuqinë e grave në shoqërinë tonë. Në një atmosferë mbresëlënëse, në Qendrën e Angazhimit për Komunitet u shfaq interpretimi artistik “Këmisha e Lirisë”, një performancë prekëse që solli në skenë historitë, guximin dhe qëndresën e grave përgjatë kohëve.

Të pranishme në këtë aktivitet ishin drejtoresha e Rrjetit të Grave të Kosovës, znj. Igballe Rugova, si dhe aktoret e njohura Safete Rugova, Kumrie Hoxha dhe Igballe Qena, të cilat përmes artit përcollën mesazhe të fuqishme për barazi, liri dhe frymëzim.

Kryetari i Komunës së Dragashit, z. Bexhet Xheladini, hapi takimin me një fjalë përshëndetëse dhe mirënjohjeje për kontributin e grave në art dhe shoqëri, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme për fuqizimin e tyre në çdo sferë të jetës.

Ngjarja u shënua si një hap domethënës në rrugëtimin për ndërtimin e një shoqërie më të barabartë dhe gjithëpërfshirëse, ku zëri i grave është i dëgjuar dhe i vlerësuar.

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...