Gjykata Supreme ka vendosur që të shkoj në rivotim për raundin e dytë të votimit jashtë Kosovës që i takon Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit.
Pas kësaj ka reaguar Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi i cili tha se ky vendim fakton se është minuar integriteti i votimit.
“Ky është vendimi i Supremes që fakton se është minuar integriteti i votimit jashtë Kosovës për komunën e Dragashit. Sot, pretendimet e PDK-së u zyrtarizuan, pas PZAP-it, edhe nga Gjykata Supreme”, ka shkruar Gjoshi.
Ai tutje propozoj edhe rrugë që sipas tij duhet të ndjekën nga KQZ-ja dhe Prokuroria.
Postimi i plotë:
Ky është vendimi i Supremes që fakton se është minuar integriteti i votimit jashtë Kosovës për komunën e Dragashi.
Sot, pretendimet e PDK-së u zyrtarizuan, pas PZAP-it, edhe nga Gjykata Supreme.
Rrugët janë këto:
-
KQZ-ja duhet të decertifikojë kandidatët që qëndrojnë prapa këtij manipulimi të vullnetit të qytetarëve dhe që shtrembërojnë rezultatin e zgjedhjeve.
-
Prokuroria duhet të hidhet në aksion që përgjegjësitë t’i vendos urgjentisht para drejtësisë.
-
KQZ-ja duhet të ndërmarrë të gjitha masat që të mos lejojë që të manipulohet përsëritja e votimit.