Gazetarja e njohur nga treva e Opojës Valbona Musliu ka reaguar së fundi në llogarinë e saj në facebook në lidhje me transmetimet e drejtpërdrejta të ceremonive mortore që disa portale po e bëjnë.
Ku sipas Musliut nuk është aspak e logjikshme e as etike që kur të bëhet fjalë për vdekjen e të rinjëve të transmetohen drejpërdrejtë ato ceremoni.
Për këtë Musliu kërkon që të ketë mbikëqyrje dhe monitorim në punën të cilën po e bëjnë këto portale transmeton Tv Opoja.

Për më shumë ju përcjellim shkrimin e gazetares Valbona Musliu.

Disa nga portalet ne Kosove a mbikqyren nga ndonje institucion per punen e tyre qe e bejne?! Transmetimi drejtperdrejte i ceremonive mortore nuk po me duket aspak i logjikshem e as etik, e sidomos kur behet fjale per vdekjet e te rinjeve, sikurse po ndodh tani me humbjen e jetes se te riut nga Mitrovica nen rrenojat e hotelit.
P.s leni klikimet Ju lutem, çasjuni punes seriozisht. Mos luani me ndjenjat e familjeve…
Mjerim!