Komuna e Dragashit për shkak të Corona Virusit ka bërë furnizim me materiale mbrojtëse shëndetsore në vlerë prej 37.498,00 euro e cila është bërë e ditur nëpërmjet një njoftimi për dhënie të kontratës njofton televizioni Opoja.
Në përmbajtje të kësaj kontrate është paraparë që komuna të bëj furnizimin me material mbrojtës për Qëndrat e mjeksisë Familjare në komunën e Dragash.
Sipas kryetarit të komunës së Dragashit në një prononcim dhënë për televizionin e Prizrenit ai thotë se për tre mujorin e parë janë të pregadituar me materiale mbrojtëse dhe mund ta menaxhojnë situatën pa probleme.
Por nëse vazhdon të ndërlikohet gjendja në muajt e ardhëshem atëher nëpërmjet zyrës së prokurimit do të bëhët ripërtëritja e kontratës për furnizimin në materiale shëndetësore.
Në tenderin me titullin “Furnizimi me material mbrojtës shëndetësor në komunën e Dragashit” konkuruan tre operator, e me datë 10.04.2020 kuvendi komunal në Dragash i ofron kontrat operatorit me çmimin më të lirë.
Pas furnizimit me materiale mbrojtëse, mjeket e qëndrave të mjeksis familjare në komunën tonë apelojn tek qytetaret që për sigurin e tyre edhe ata të paisen me doreza e maskë mbrojtëse para se ti drejtohën qëndrave të mjeksis familjare.