Florent Ukaj: Dragashi dhe bashkëatdhetarët vendosën për LDK-në

Kosova3 vite më parë26 shikime

Qytetarët e Dragashit dhe votat nga bashkëatdhetarët, LDK-në dhe kryetarin Bexhet Xheladini edhe në raundin e parë të zgjedhjeve e vendosën të parin, duke u numëruar dhe pranuar nga KQZ të njëjtat vota nga bashkëatdhetarët tanë.

Fitorja e LDK-së dhe kryetarit Xheladini, nuk ka asnjë vërejtje dhe parregullësi sepse qytetarët e votuan kryetarin Xheladini me vullnet të lirë dhe për të mirën e Dragashit. Se votat e bashkëatdhetarëve janë të pastërta si loti, po e dëshmojnë edhe dëshmitë e dërguara nga ata se votat e tyre janë me vullnetin e tyre të lirë dhe nuk ka vend për asnjë dyshim.

Besoj dhe shpresoj, që gjykata supreme do të vendos në favor të mbi 200 dëshmive të dërguara nga vetë votuesit e diasporës, ku vullneti i tyre nuk guxon të shkelet në asnjë mënyrë që LDK-ja dhe kryetari Bexhet Xheladini të udhëheqin komunën e Dragashit.

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...