“TV OPOJA” SHPALL MË TË MIRËT NË OPOJË PËR VITIN 2018
Televizioni OPOJA si medium i vetëm televiziv nga komuna e Sharrit, në fund të vitit 2018 që përkonte me 4-vjetorin e themelimit, organizoi sondazhin për zgjedhjen e individëve nga Opoja që gjatë vitit 2018 janë dalluar për nga rezultatet e arritura në fushat përkatëse. Sondazhi për zgjedhjen e më të mirëve në Opojë u zhvillua në kategoritë: Afaristi, Artisti-Piktori, Gazetari, Këngëtari, Politikani, Sportisti, Shkrimtari dhe Shkencëtari më i mirë. Sondazhi u zhvillua në faqen zyrtare të Televizionit OPOJA në internet prej datës 23.12.2018 me fillim në orën 00:01 deri më 30.12.2018 në orën 24:00.Mundësinë për të votuar e kishte secili vizitor i faqes zyrtare të Televizionit OPOJA!
Në votim kanë marrë pjesë 13951 persona të cilët kanë votuar për gjithsejtë 74 garues: Afaristi (11), Artisti-Piktori (7), Gazetari (8), Këngëtari (6), Politikani (6), Sportisti (12), Shkrimtari (7) dhe Shkencëtari (17).
REZULTATET:
Në kategorinë “Afaristi më i mirë në Opojë gjatë vitit 2018” votuan gjithsej 1920 persona ndërsa më i votuari doli Naser Arifi me 461vota i ndjekur nga Burim Piraj 348 vota;
Në kategorinë “Artisti-piktori më i mirë në Opojë gjatë vitit 2018” votuan gjithsej 1970 persona ndërsa më i votuari doli piktori Bajram Gërdellaj me 782 vota, i ndjekur nga Edita Krasniqi me 385 vota;
Në kategorinë “Gazetari më i mirë në Opojë gjatë vitit 2018” votuan gjithsej 1831 persona ndërsa më i votuari doli Demir Reshiti me 437 vota i ndjekur nga Antigona Baxhaku me 420 vota;
Në kategorinë “Këngetari më i mirë në Opojë gjatë vitit 2018” votuan gjithsej 1464 persona ndërsa më të votuarit dolën Vëllezërit Lecaj me 433 vota të ndjekur nga Masar Sinani me 423 vota.
Në kategorinë “Politikani më i mirë në Opojë gjatë vitit 2018” votuan gjithsej 1148 persona ndërsa më i votuari doli Selim Kryeziu me 338 vota i ndjekur nga Ibrahim Ajupi me 304 vota;
Në kategorinë “Sportisti më i mirë në Opojë gjatë vitit 2018” votuan gjithsej 1784 persona ndërsa më i votuari doli futbollisti Jenuz Kolloni me 412 vota, i ndjekur nga Ditëlind Reshiti (futbollist) me 295 vota;
Në kategorinë “Shkencëtari më i mirë në Opojë gjatë vitit 2018” votuan gjithsej 2222 persona ndërsa më i votuari doli Nuridin Mestani me 704 vota, i ndjekur nga Mërgim Mestani me 278 vota; dhe
Në kategorinë “Shkrimtari më i mirë në Opojë gjatë vitit 2018” votuan gjithsej 1612 persona ndërsa më i votuari doli Nexhat Ajdini me 546 vota, i ndjekur nga Demir Reshiti me 418 vota.
*Duhet theksuar se 7 kandidatë të përzgjedhur nga TV Opoja për t’u votuar në sondazh, kanë hequr dorë me kërkesën e tyre, pas fillimit të sondazhit!
Për t’i shikuar rezultatet për të gjithë pjesëmarrësit klikoni këtu!