Qyteza e Dragashit do të zbukurohet me një rreth-rrotullim në qendër të saj, i cili do shërbej për të shmangur problemet në komunikacion si dhe është paraparë të behet nderrimi e anorëve, asfaltimi i rrugës kryesore deri në dalje të Dragashit transmeton televizioni Opoja.
Kryetari i komunës së Dragashit zotëri Shaban Shabani nepermjet telefonit ka potencuar se ky është nje projekt dy vjeçar dhe për të cilin përzgjedhjen e operatorëve ekonomikë e ka bërë Ministria e Ambientit.
Ministria e Ambientit ka dhënë një projekt rreth 450 mijë euro për të rregulluar infrastrukturën rrugore në të gjithë territorin e qytezës së Dragashit duke filluar nga Sheshi i Dëshmorëve deri tek Stacioni i Policisë në Dragash.
Në kete projekt është paraparë të behet në qendër të qytezës edhe nje rreth rrotullim i cili do të shërbejë për të lehtësuar qarkullimin në komunikacion.