Në shenjë përkujtimi të 20 vjetorit të Eksodit të popullates kosovare dhe bujarisë historike të vllëzëzëve shqiptarë nga rrethina e Kukësit dhe gjithë Shqipëria, sot në Bardhoc të Kukësit shkollat e vëllazëruara ” Sezai Surroi” nga Bellobradi i Sharrit dhe ajo ” Elmaz Ademi” e Bardhocit filluan aktivitetin e përbashket për kujtes.

Aktiviteti, përmes poezisë, kuizit, eseve dhe punimeve artistike, preku esencen e ngjarjeve tragjike të popullatës kosovare dhe ndihmën dhe bujarinë e paparë të vëllazerve kuksianë që mahniti mbarë civilizimin botëror.

Aktiviteti u përmbyll me ndarje Mirënjohjesh dhe me simbolikën e bujarisë, me sofrën e shtruar plot me ushqime tradicionale lumjane.

©TVOPOJA