Faruk Krasniqi është fotografi nga komuna e Dragashit i cili shpesh na ngjall emocione e dashuri nepermjet fotografive që shkrep, vitin e kaluar kishte garuar në emisionin Bon Bon në RTV21 për fotografinë më të mirë të ditës, e që në fund rezultoi se ajo fotografi e dites do zgjidhej edhe si fotografia e vitit në ketë emision.
Në një ankand të hapur në rrjetin social facebook nga emisioni Bon Bon ishin përzgjedhur 12 fotografitë më të mira të muajve perkatës për të garuar për foton më të mirë të vitit.
Në një javë të plotë kishte zgjatur votimi për të përzgjedhur fotografinë me të mirë të vitit e ku fotografia e Farukut (Liqeni i Breznës në stinën e pranverës) kishte rrëmbyer mbi 1600 pëlqime me të cilat fitoi edhe garën si fotoja më e mirë e vitit në ketë medium shkruan TV OPOJA.
Faruku ishte edhe pjes e emisionit BonBon ku edhe para shikuesve u zgjodh fotoja fituese.