Euro 2027 nga Shqipëria dhe serbia, ndeshje vëllazërore mes Kukësit dhe Bresanës!

Sporti2 muaj më parë52 shikime

UEFA ka zyrtarizuar organizimin e Kampionatit Evropian të Futbollit Euro 2027 nga Shqipëria dhe serbia. Megjithatë, ky bashkëpunim mes federatave të futbollit nuk është përkrahur nga populli shqiptar, i cili ka shprehur kundërshtime të ashpra ndaj vendimit për shkak të historisë së dhimbshme të luftës dhe gjenocidit serb në Kosovë.

Në këtë kontekst, tifogrupi më i madh shqiptar, tifozat kuq e zi, ka reaguar fuqishëm, duke deklaruar: “Do t’ju mallkojë historia dhe gjaku i mijëra dëshmorëve të rënë për flamur”.

Njëkohësisht, pikërisht në këtë ditë, si për koincidencë, në fshatin Bresanë të Opojës në Kosovë u zhvillua një ndeshje vëllazërore mes Kukësit dhe Bresanës, duke treguar simbolikën e bashkimit dhe vëllazërisë.

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...