Sot, në fshatin Bresanë, është përkujtuar jeta dhe vepra e mësuesit Samidin Muhameti (BABAI) – një figurë e shquar me kontribut të madh historik dhe atdhetar. Emrin e tij do ta mbajë edhe një shesh i ri në fshatin Bresanë, si simbol nderimi dhe kujtese për trashëgiminë e tij.
Në këtë manifestim ishin të pranishëm kryetari i komunës, së bashku me një pjesë të stafit komunal, familjarë dhe shokë të mësuesit dhe atdhetarit Samidin Muhameti, si dhe banorë nga fshati Bresanë.
Në një fjalë rasti, kryetari i komunës, me respekt të madh, foli për biografinë dhe jetën e Samidin Muhametit — një jetë e mbushur me sfida, përkushtim dhe krenari.
Në fund të ceremonisë, u bë edhe përurimi i pllakës me emrin e sheshit të ri në Bresanë, duke e kthyer këtë ditë në një moment të veçantë nderimi dhe mirënjohjeje për figurat që kanë lënë gjurmë në historinë tonë.
©TVOPOJA