Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve sot do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me aftësi të kufizuara.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
Elezi tha se procesi i numërimit të këtyre votave do të fillojë në orën 16:00.
“Sot (18 nëntor, ora 16:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, të cilat u takojnë raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të 21 Komunave që u mbajt më 14 nëntor”, ka deklaruar Elezi.
Ndryshe, raundi i dytë i zgjedhjeve lokale është mbajtur më 14 nëntor.