“Gjëja e rëndësishme për ju nuk është sa vite ke në jetë, por sa jetë ke në vitet tuaja!” – Edward J. Stieglitz.

 

E re në moshë por profesionale dhe e etur në profesion, Alma Salihi ka fituar titullin Master me specializim në dizajn të modës pas diplomimit pran univerzitetit UBT. Stili i saj si dizajnere është unik, i pëlqen të luaj me pjesë grafike si struktura, linja, arkitekturë andaj edhe i përfshin shpesh në dizajnet e veshjeve. Idet dhe kreativiteti i saj nuk kanë fund, nuk i frigohet të ardhmës (risive) dhe përpiqet të kapërcej dobësitë e saj. Veshjet e saj pelqehën nga të rinjët dhe në të ardhmën planifikon të formoj brendin e saj.

 

Alma Salihi (lindur me 6 prill 2000, Bresanë, Dragash).  Ka kryer shkollën fillore në vendlindje në SHFMU “28 Nëntori” në Bresanë, ndersa shkollën e mesme në Dragash në gjimnazin “Ruzhdi Berisha”.

Studimet në bachelor dhe master i ka vazhduar në univerzitetin për biznes dhe teknologji në UBT, drejtimi Dizajn i Integruar i Avancuar (dizajn mode, dizajn produkt, dizajn grafik, dizajn enterier) me specializim në dizajn të modës.

Përveç studimeve ka kryer edhe shkollën profesionale të rrobaqepësis për patron, prerje dhe qepje në Akademinë Divers.

 

 

I perfundoi studimet bachelor dhe diplomoi në afat rekord me temën “Perfect imperfection”, temë kjo e cila trajton vecori njerëzore si dhe krijon veshje të cilat e përqafojnë të ndryshmen si bukuri, ta pranojnë veten ashtu sic janë si dhe të mbartin me krenari gjërat qe i bëjnë të vëcantë dhe të ndryshëm. Në këtë punim diplome gjenden gjithashtu veshje të dizejnuara enkas për persona me vitiligo duke u bërë kështu të njejtëve një vend në industrinë e modës si dhe më të lehtë pranimin nga shoqëria jonë mjaft paragjykuese.

 

 

Si karakter dhe si dizajnere Alma preferon që modelet e saj të janë unike dhe pak ekstravagante, nuk i frigohet risive dhe punon për të ardhmën.

Më datë 26.12.2023 u diplomua dhe fitoi titullin Master me temën “Ndikimi i teknologjive dixhitale në dizajnin e modës në shekullin XXI”.

Qëllimi i këtij hulumtimi është realizimi i një punimi shumë të përkushtuar dhe t’i bëjë dizajnerët të kenë sa më shumë njohuri dhe të përdorin teknologjinë në dizajnet e tyre.

Arsyeja është se në industrinë e modës, shumica e markave kanë shumë pak njohuri nga ana teknologjike, dhe mendojnë se çdo gjë e tepërt është e rrezikshme, pra ata hezitojn të provojnë gjëra të reja që padyshim janë të mira për dizajneret dhe klijenët.

Për dallim nga markat e mëdha dhe dizajnerë tjerë Alma e ka provuar dhe ka krijuar një veshje me koncept të tillë, madje me këtë veshje edhe ka përfunduar ceremonin e diplomimit master, më shumë rreth kësaj teme kur u pyet nga ana e mediumit tonë Alma na tha:

 

Por duke u ndjerë në borgj si dizajnere e modës që nuk kisha as edhe një veshje të vetme, më lindi ideja të fus teknologjinë në rroba, ideja është që ta bashkoj veshjen me teknologjinë. Qëllimi i teknologjisë ishte krijimi i një veshje interaktive që reagon ndaj rreziqeve nga bota e jashtme.

Frymëzimin për këtë veshje e kam nga bima ‘Mimose’, një bimë që reagon ndaj përkëdheljeve.

Integrimi i sensorëve motorikë rrit transformimin vizual duke e bërë të duket sikur diçka po ndodh, kështu që veshja reagon me sensorë nga 0.3% në +80%, duke na dhënë një sinjal se duhet të jemi më të kujdesshëm në atë mjedis.

 

 

Gjatë studimeve në bachelor dhe master ishte pjesë e intershipeve dhe konferencave të ndryshme, ndër më të rendësishmet janë: Autostrada biennale, Assistent e kostumografës në një film të metrazhit të gjatë „Gulizar“ me regjisoren turke Belkis Bayrak, Puntoria “Rikrijimi i traditës 2” i realizimit të veshjeve moderne bazuar në etnografine dhe monumentet e qarkut të Gjirokastrës me mbeshtetje nga CHWB (Cultural Heritage without Borders) në Shqipëri, etj.

Në edicionin e 12 të konferencës ndërkombëtare të UBT-së prezentoi punimin e parë shkencor me titull “Ndikimi i aplikimit të teknologjive digjitale në dizajnin e modës në shekullin XXI” punim ky i cili pritet të publikohet në janar. Poashtu ka prezentuar edhe ne ekspozita të ndryshme që organizohen brenda universitetit.

 

 

Si një ndër projektet më interesante në të cilat Alma ka marrë pjes, padyshim që është edhe “Rikrijimi i traditës 2”, gjatë një periudhe prej dhjetë ditësh, student nga Kosova e Shqipëria u angazhuan me pasion dhe entuziazëm të lartë në procesin e dizajnimit dhe krijimit të veshjeve të tyre të veçanta, të frymëzuara nga pasuritë e trashëgimisë kulturore dhe tradita e veshjeve kombëtare shqiptare.

Alma u zgjodh për të qenë pjesë e grupit prej 20 dizajnerësh nga Kosova dhe Shqipëria nga dekania e fakultetit të UBT-së, znj. Afërdita Statovci.

Më shumë rreth kësaj eksperience na tregoi vetë ajo për televizionin Opoja:

 

Gjatë një periudhe 10-ditore u angazhuam me pasion dhe entuziazëm të lartë në procesin e dizajnimit dhe krijimit të veshjeve të tyre të veçanta, të frymëzuara nga pasuria e trashëgimisë kulturore dhe tradita e veshjeve kombëtare. Nëpërmjet kësaj eksperience të jashtëzakonshme, ne tregojmë aftësinë tonë për të kombinuar elementet tradicionale me stilin tonë krijues ku tregojmë një përfaqësim të identitetit kulturor shqiptar.

Në këtë puntori, ne krijuam një platformë unike për rritjen e potencialit krijues, duke na ofruar mundësinë për të eksploruar thellësisht vlerat e kulturës sonë dhe për të sjellë risi dhe freski në formën tonë të artit të modës.

 

Gjatë ditëve të punës patëm guidën informuese në qytet, patëm takime me personalitete të ndryshme ku vizituam muzeun etnografik të Gjirokastrës dhe morëm leksione mbi veshjet popullore, eksplorim materialesh në dyqanet e qytetit, vizituam dyqanin e modës Marikatex, njohëm drejtoreshën ekzekutive znj. Elena Mamani, u vizituam nga Ministrja e Kulturës znj. Elva Margariti, poashtu nga kryetari i bashkisë z. Flamur Golemi, si dhe dizenjatori Ardi Asllani.

 

Gjatë kohës së puntorisë, Gjirokastra ishte e mbuluar nga turistët dhe vizitorët pasi që filloi edhe Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës, ky festival është veprimtaria më e rëndësishme në fushën e trashëgimisë kulturore shqiptare, qëllimi i tij është të mbrojë, të promovojë dhe të popullarizojë në publikun e gjerë vlerat më të mira muzikore, koreografike, etnografike të krijuara prej shekujsh.

Pjesë e agjendës dhe hapja e këtij festivali u realizua me një sfilatë me veshjet e dizajnuara nga këta studentë, sfilat kjo e cila u percoll nga një numër i madhë i pjesmarrësve, ndersa kjo ishte një eksperienc e pa zavendesueshme dhe si duket Gjirokastra është shëndrruar në një frymëzim për Almën:

 

Gjirokastrën e njoha përmes romaneve të Kadaresë dhe ishte vërtet magjike, pikërisht siç e përshkruan ai. Ngjyrat, historia, arkitektura dhe energjia e atij qyteti është një muze për të cilin ka nevojë çdo artist. Eksperienca në qytetin e Gjirokastrës më ka bërë më të dashuruar me traditën e veshjeve popullore dhe motivet që kam parë aty më kanë frymëzuar për koleksionet e ardhshme, pasi Gjirokastra është një qytet që të frymëzon dhe të jep motive për dizajne për ta njohur në brendësi traditën e veshjeve.

 

 

Modelet e saj janë unike dhe pak ekstravagante. I pëlqen të luaj edhe me pjesë grafike si struktura, linja, arkitekturë dhe në përgjithësi i pëlqen dizajni grafik, andaj atë e përfshin shpesh në dizajnet e veshjeve.

 

Dizanjet e mia janë më skulpturore, por shtoj edhe elementë të veshjeve tona tradicionale, edhe pse nuk duken vizualisht, por mbi të gjitha ka elemente tradicionale, në secilën prej tyre për shembull linjat, dallimi midis ngjyrave, etj.

Unë praktikoj stilin feminist dhe për momentin po dizajnoj vetëm për botën femërore. Në të ardhmen mendoj të bëj krijime edhe për meshkuj. Mendoj se për meshkujt ka nevojë për brende të reja.

 

Aktualisht Alma punon në një miniatelie, duke ofruar shërbime për zhvillimin e skicave, rrobaqepësi individuale të veshjeve për femra, meshkuj, fëmijë, si dhe fustane për raste të veçanta, duke filluar nga ato klasike, veshje mbrëmjesh, solemne etj.

Çdo ditë e shikoj çdo gjë me një sy kritik në atë mënyrë që gjithçka rreth meje të shkaktojë një ndjesi më të bukur, aq edhe dramatike në të njëjtën kohë. Përpiqem të kapërcej dobësitë e mia dhe zhytem në to. Kohën time maksimale deri tani ia kam kushtuar studimeve, ndersa tani kam në plan të hap biznesin tim dhe të zgjeroj atë, gjithashtu kam shumë plane dhe kërkesa për bashkëpunime me disa stilistë që kanë shfaqur interes për krijimet e mija.

 

 

Pas diplomimit filloi punën si trajnere e dizajnit të modës në Qendrën Rinore AVOKO me një program që i dedikohet të gjithë të rinjve krijues që duan të zhvillojnë aftësitë e tyre në këtë fushë magjepsëse dhe dinamike. Në këtë trajnim, të rinjtë do të kenë mundësinë të mësojnë bazat e dizajnit të modës, teknikat e vizatimit dhe skicimit, Parashikimin e Modës gjatë viteve në vijim, zhvillimin e konceptit dhe teknikat e prerjes dhe qepjes.

 

Mendoj se të rinjtë kanë një shije të veçantë në veshje, kjo vërehet në blerjet e shumta nëpër dyqane si dhe kombinimet në veshje që kanë me stil, por vishen në mënyrë uniforme; ne nuk kemi një stil individual, por vishemi pak a shumë njësoj.

 

 

Në një vend të vogël, veshja ndryshe dhe individualiteti i theksuar në të veshur të jep vëmendje dhe shumë njerëz nuk janë gati të përballen me presionin që sjell kjo.

Mënyra se si vishemi tregon një pjesë të personalitetit tonë; tregon karakterin se kush jeni.

©TVOPOJA