Gjatë mesditës së sotme në bjeshkën e Koretnikut është shfaqur një zjarr i cili ishte në një vend jo shumë të përshtatshëm për intervenim.
Zjarrfikësit në Dragash kanë konfirmuar për televizionin Opoja se në keto momente është lokalizuar zjarri në të cilin gjatë ditës së sotme është raportuar nga Mediat.
Njashtu për ketë ngjarje jo të mirë është angazhuar edhe kryetari i komunës së Dragashit Shaban Shabani i cili nder të tjerash theksoi.
“Ne jemi të njoftuar për zjarrëvenjen në fjalë dhe me kapacitet të cila i kan zjarrfikësit e komunës sonë në bashkëpunim me rojet e pyllit kan arritur për të lokalizuar atë”.
Në të njëjtën kohë ai thotë se kanë informuar Policinë e Kosovës si dhe drejtorin e parkut nacional Sharri për ketë zjarrëvenje.
Nder të tjerash ai thotë se organet kompetente duhet që të merren me zbardhjen e ketij rasti e shkaktarët e tij të sillen para organeve të drejtësisë.