Një grua nga fshati Lez i Prizrenit, ka raportuar në Polici, se është sulmuar fizikisht nga dy burra të panjohur.
Në raportin policor, thuhet se viktima nga lëndimet e pësuara ka marr ndihmë mjekësore, kurse rasti që ka ndodhur më 23 nëntor rreth orës 14:00, është duke u hetuar nga organet e rendit.