Drekë sikur e gatuante gjyshja: Mish pule me perime nga furra

Kuzhina4 vite më parë30 shikime

Drekë e thjeshtë, e shëndetshme dhe preferuar për të gjithë

Nuk ka më të shijshëm se mishi dhe perimet nga furra, transmeton televizioni Opoja.

Përbërësit:

– 400 g mish pule;
– 300 g patate;
– një qepë e vogël;
– karota;
– 2 speca;
– një kub viçi për supë;
– kripë;
– piper;
– erëza, sipas shijes.

Përgatitja:

Lyeni një enë me pak yndyrë apo vaj, varësisht nga ajo që përdorni.

Pritni mishin e pulës në bërxolla të holla, ndërkaq perimet pritni në kube.

Shtoni erëzat dhe kubin e shkrirë për supë. Qitni ujë, pastaj mbuloni enën me folie, në mënyrë që të vlojë më mirë.

Piqni në 180 gradë afërsisht një orë, apo derisa të zihet mirë.

Kur të bëhet gjysmë e pjekur hiqni folien në mënyrë që mishi të piqet më mirë.

Ju bëftë mirë!

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...