Sot në përvjetorin e lindjës së profesorit dhe deshmorit të kombit Ruzhdi Berisha festohet edhe përvjetori i 52-të i shkollës e cila mban emrin e tij, por për dallim nga vitet tjera edhe këtë vit si vitin e kaluar po festohet pa aktivitete si pasoj e pandemis.

Drejtori i shkollës z. Shukri Nebiu shpreh respektin më të madhë për familjen dhe profesorin Ruzhdi Berisha, duke i uruar edhe nxënësit e profesoret për ditën e shkollës.

“Urime 18 Prilli – Dita e shkollës dhe datëlindja e profesorit e Dëshmorit të Kombit – Ruzhdi Berisha.

Të nderuar familjarë të profesorit, mësimdhënës e ju të dashur nxënës, qofshi me shëndet të mirë, në këto ditë të liga të pandemisë që na kanë mbërthyer, dhe e cila na pamundëson aktivitetet për të nderuar këtë ditë të veçantë të shkollës tonë.

Përmes këtij shkrimi iu uroj 52 vjetorin e fillimit të punës së gjimnazit të dikurshëm ” Emin Duraku ” e që sot mban emrin “ Ruzhdi Berisha “, emrin e profesorit tonë të dashur, emrin e Dëshmorit që dha shumë për nxënësit, shkollën dhe Kosovën.

Shkolla e mesme ” Emin Duraku ” fillin e punës e ka në vitin e hershëm – 1969, dhe që atëherë e sot janë plotë 52 breza edukim e arsimim në trevën Opojës e Gore të Komunës së Dragashit.

E filluar me elan dhe e vazhduar suksesshëm, nga bankat e kësaj shkolle nisën rrugëtimin për edukim e arsimim shumë gjimnazistë, e të cilët me kohën do të dëshmohen si profesionistë të vërtetë në çdo lëmi anë e kënd Kosovës e më gjërë.

Kuadrot e dalura nga kjo shkollë, sot kontribuojnë suksesshëm në digasterë të ndryshëm shtetror, të cilët me nostalgji kujtojnë mësimdhënësit dhe ditët e ” brumosjes ” së tyre, si shkollarë dje e si ekspertë të shkëlqyer sot.

Padyshim që kontribut të çmueshëm deri në vetmohim, në këtë vatër të dijes dhanë dhe vazhdojnë të japin shumë mësimdhënës, në mesin e të cilëve edhe prof. Ruzhdi Berisha – Dëshmor i Kosovës, emrin e të cilit me krenari e mban kjo shkollë.

Arritjet në këtë shkollë morrën hov që në fillet e saj, për të vazhduar parreshtur, vit pas viti e gjeneratë pas gjenerate, e që po vazhdon edhe në ditet e sotme, me pjesëmarrje aktive në organizime të nivelit rajonal e republikan, madje me suksese të dëshmuara.

Kjo ditë shkolle sot kremtohet në këtë mënyrë, pa nxënës e mësimdhënës në shkollë, pa aktivitetet letrare e kulturo-artistike që çdo vit mbaheshin nga mësimdhënës e nxënës, për faktin e kësaj ” murtaje ” vdekjeprurëse që e ka kapluar botën.

Andaj përmes këtij shkrimi, të gjithë mësimdhënësve, nxënësve dhe qytetarëve të komunës së Dragashit, ju uroj 18 Prillin, ditën e shkollës dhe datëlindjen e 69 të prof. Ruzhdi Berisha – Dëshmor i Kosovës.”

©TVOPOJA