KBI-Dragash: Gjatë këtyre ditëve ,për të uruar kryetarin e ri të Këshillit të Bashkësisë Islame në Dragash ,patëm në vizitë Drejtorin e Drejtoratit te Administrates dhe Personelit e Komunës e Dragashit z.Eroll Bajramin.
Duke falenderuar për vizitën ,nikoqirët i bënë një pasqyrë të Këshillit dhe sfidat që ballafaqon ky institucion.
Gjithashtu për t’i uruar emërimin kryetar z.Ajhan ef. Beqirit , në vizitë ishin edhe ish kryetari i KBI-së njëkohësishtë imam i xhamisë së fshatit Vranisht z.Xhemal ef. Abdulla së bashku me zyrtarin e Komunës së Dragashit z.Suad Tosuni.
Në pritje të mysafirëve ishte edhe kryeimami Xhafer ef. Fejziu dhe anëtari i Këshillit Exhmein ef. Rexhepi imam në xhaminë e fshatit Kukajan.