Dragashi përmbyll aktivitetet sportive për Ditën e Pavarësisë

Sporti3 orë më parë22 shikime

Në kuadër të manifestimeve për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, sot në Dragash u përmbyllën aktivitetet sportive të organizuara nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit.

Gjatë javës u zhvilluan një sërë garash sportive, të cilat kulmuan sot me tre finale emocionuese: Finalja e volejbollit me nxënëset e Shkollës së Mesme “Ruzhdi Berisha” – Dragash dhe dy finalet e futbollit të vogël, në kuadër të turneut mes nxënësve dhe mësimdhënësve.

Një koincidencë e veçantë i dha garave një atmosferë edhe më interesante: në të dy finalet u përballën Shkolla “Samidin Emini” (Kuk) dhe Shkolla “Ilmi Bahtijari” (Blaq).
Tek nxënësit, fituese doli Shkolla “Samidin Emini”, ndersa për mësimdhënësit, triumfuan mësuesit e Shkollës “Ilmi Bahtijari”.

Ky program sportiv, i zhvilluar gjatë gjithë javës, solli energji, bashkim dhe atmosferë festive në prag të ditës së madhe.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...