Zëdhenësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se për kryetar të komunës së Dragashit deri me tani kanë ardhur 332 pako të supozuara me fletëvotime nga Diaspora.
Valmir Elezi për Tv Opoja thotë se procesi i votimit është duke vazhduar dhe KQZ do të pranoj fletëvotime më së largu deri me datën 13 Dhjetor.
-
Është duke vazhduar periudha për përsëritjen e votimit nga jashtë Kosovës për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit, e cila ka filluar më 29 nëntor. Deri më tani, KQZ ka pranuar 332 pako të supozuara me fletëvotime.
-
Duke u mbështetur në ligj, KQZ do të pranojë fletëvotime më së largu deri më 13 dhjetor.
-
Të drejtën për të votuar përmes postës e kanë vetëm 1,090 votuesit jashtë Kosovës të komunës së Dragashit, të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës 10 korrik – 18 gusht 2021.