Drejtoria e Arsimit në Dragash, për nder të ditës së mësuesit dhe ditës ndërkombëtare të gruas ka organizuar tubim me të gjitha mësimdhënëset e shkollave të komunës sonë.

Të pranishme në këtë takim ishin rreth 70 mësimdhënëse, vlet të permendet se më shumë se gjysma e tyre iu bashkuan arsimit të komunës sonë këto dy vitet e fundit.

Drejtori i arsimit z.Vloran Cenaj uron të pranishmet e njëherit i këshillon ato që t’i pranojnë përgjegjësitë e në të ardhmen të tregojnë sukses edhe në qeverisje ashtu si në mësimdhënie.

Ky organizim u prit mjaft mirë edhe nga mësimdhënëset të cilat e falënderuan drejtorinë e arsimit, që e mundësoi këtë takim, në fund u shpërndanë dhurata simbolike e lule për to.

©TVOPOJA