Ka dështuar shkarkimi i Uran Halimi nga posti i kryesusit të Kuvendit komunal të Dragashit, në mbledhjen sotme të jashtëzakonshme, raporton televizioni Opoja.
Arsyeja e dështimit për shkarkimin e Halimit nga kjo pozitë, është se nuk kaluan pikat e rendit të ditës të caktuara për këtë seancë.
Pika e parë e rendit të ditës e cila ishte betimi i asambleistit të ri, Edin Kurt, ishte arsyeja kryesorja pse dështoi kjo seancë.
Shefi i grupit parlamentar të VV-së, Jetmir Ajdini, propozoi që të votohet rendi i ditës para se të betohet asambleisti i ri.
Kryesusi i Kuvendit, Uran Halimi, e hodhi në votim propozimin e asambleistit Jetmir Ajdini, ku në fillim nga 27 asambleist, ky propozim morri 13 vota pro dhe 13 vota kunder, pasi që asambleisti Edin Kurt nuk kishte të drejt vote pa bërë brtimin në Kuvend.
Ky propozim nxiti një debat në Kuvendin Komunal të Dragashit, ku asambleistët nga pozita kërkonin që së pari të bëhet betimi i asambleistit Edin Kurt, e pastaj të vazhdohet me pikat e tjera.
Pas një debati të gjatë, kryesuesi Halimi vendosi që përsëri të hidhet në votim propozimi i asambleistit Jetmir Ajdini, ku me 13 vota pro dhe 13 të cilët nuk morrën pjesë në votim, vendosi ta përfundoj mbledhjen e jashtëzakonshme.