Dega e PDK-së në Dragash uron qytetarët për Ditën e Pavarësisë

Lajme nga Opoja9 muaj më parë235 shikime

Nëpërmjet rrjeteve sociale, dega e PDK-së në Dragash ka uruar qytetarët e komunës sonë për Ditën e Pavarësisë.

Sot festojmë me krenari 17-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ditën kur ëndrra shekullore e popullit tonë për liri dhe shtet sovran u bë realitet.
Në këtë përvjetor të rëndësishëm, kujtojmë me respekt dhe mirënjohje të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës – dëshmorët, veteranët dhe kontribuuesit e shumtë në të gjitha fushat e jetës. Dega e PDK-së në Dragash uron të gjithë qytetarët e komunës sonë dhe mbarë vendit për këtë ditë të veqant, duke shprehur përkushtimin tonë për një të ardhme më të mirë, me zhvillim, drejtësi dhe prosperitet për të gjithë.
Gëzuar 17-vjetorin e Pavarësisë!
Rroftë Republika e Kosovës!
©TVOPOJA
Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...