Partia Demokratike e Kosovës
Dega në Dragash

REAGIM

Ndaj testimit për covid të nxënësave të shkollës fillore të lart Ilmi Bahtjari në Blaq te kryera nga qeverisja komunale

Dega e Partisë Demokratike në Dragash shpreh shqetësimin për testimin e pa nevojshëm dhe të pa arsyeshëm te nxënësve të shkollave fillore.

Një testim i tillë në menyrën se si bëhet shkakton trauma psiqike e fizike te pa nevojshëme për fëmijet, po ashtu është shumë stresuse edhe pritja e rezultatit cili do qoftë ai.
Rekomandojmë qeverisjen lokale në Dragash qe:
Te ndalojë testimin për covid te fëmijet si dhe shqetësimin e tyre,
Të fokusohet në masat prevëntive e mbrojtëse, rritjen e numrit te vaksinimit, te bëjë testimin e përsonelit dhe stafit .

Në bazë te rezultatëve ne terren numri imostrave te marrura te fëmijet nuk paraqet ndonjë pasqyrë te sakt të numrit të sëmurëve me këtë virus në nivel të komunës sepse virusi si shkaktar i kësaj pandemie te fëmijet po kalon me simptoma dhe shënja me të lehta.