Dega e PDK-së në Dragash ka reaguar përseri rreth punsimit në komunë e Dragashit të udhëhequr nga Bexhet Xheladini i LDK-së.

Në një artikull të publikuar në faqën zyrtare në facebook akuzohën për punsim familjar Qamil Kolloni, Selim Kryeziu dhe Vetim Ramadani, akuza të tilla pati edhe më parë për punsimin e Brendi Berisha në zyrën e tatimit.

Më posht ua bashkangjisim reagimin e plot:

Skandalet e nepotizmit skan të ndalur në qeverisjën komunale te Dragashit

Pas skandalëve te para disa dite të punësimëve pa i shpërfillur kriterët e konkursëve duke favorizua e punësua familjarë e militant partiak pa kritere vetëm e vetëm për ta politizua stafin civil, qeverisja komunale e LDK-së vazhdon me punësime te familjarëve, Qamil Kolloni i cili mban pozitën e kryetarit të degës se LDK-së për Dragash e ku i njëjti ushtron edhe pozitën e Drejtorit te ekonomisë dhe financave ka emëruar djalin e vllaut Fari Kolloni në pozitën e Zyrtarit për mardhënje me publikun.

Kjo nuk është e tëra, drejtori i administatës Vetim Ramadani ka të punësuar nënën e gruas si Ushtruese e detyrës në pozitën e Kryinfermierës në QKMF në Dragash e cila nuk plotëson as kushtin elementar ( këtë pozitë si ushtruese te detyrës e mbajnë pa afat e nuk hapin konkurs duke e shkelur ligjin me qellimin e vetëm qe të keqpërdorin e zhvatin sa më shumë ).

Edhe kjo nuk është e tëra, drejtori i Arsimit Selim Kryeziu para disa muaj ndikon drejtpërdrejtë në emërimin e gruas së tij Luljeta Kryeziu në Komisionin Komunal për Pranimin (punësim)në Administratën Komunale duke shkaktuar drejtpërdrejtë konflikt interesi.
Ideja e qeveritarëve komunal është mashtrimi e shfrytëzimi i pushtetit për përfitime personale e familjare. Metodat janë nepotizmi, korrupsioni, keqmenaxhimi, dhe të tjera që ju i dini shumë më mirë se ne.

©TVOPOJA