Bashkëpunimi i shkëlqyer i Drejtorisë së Arsimit në Dragash me organizatat ndërkombëtare po sjell donacione shumë të rendesishme në shkollat e komunës së Dragashit.
Këto bashkëpunime sollen investimin e CIMIK-ut Italian që vepron në kuadër të KFOR-it në tri shkolla të komunës sonë, në shkollën “Shaban Shabani” në Llapushnik si dhe shkollat e fshatrave Brod e Krushevë.
Në prezencën e nxënësve, përfaqesuesi i KFOR-it dhe nënkryetari i komunës nënshkruan donacionin që i solli këtyre shkollave nga dhjetë kompjuter që do përdoren nga nxënësit.
Në një fjal rasti nënkryetari i komunës z. Selami Sahiti, falënderoi përfaqesuesit e KFOR-it për këtë bashkpunim e premtoi se do punohet më teper, ndersa përfaqesuesi i KFOR-it u shpreh i lumtur në mesin e nxënësve e në ambientet e shkollës së re, për të cilën njëherit uroi drejtorinë e arsimit për finalizimin e saj, ndersa për fund drejtori i shkollës falënderoi për donacionin si dhe dhuroi një piktur të realizuar nga nxënësit në shenje respekti për KFOR-in Italian.
©TVOPOJA