Caktohet mbledhja e katërt e KK Dragash me katër pika për diskutim, ndër to anulimi i shujtave dhe ndryshimi i datës së çlirimit.

Institucione7 muaj më parë512 shikime

Kuvendi Komunal i Dragashit do të mblidhet për herë të katërt këtë vit, më 29 prill, duke filluar nga ora 10:00sallën e asamblesë komunale, raporton Televizioni Opoja. Në rend të ditës, të përcaktuar nga kryesuesja Arijeta Skeraj, përfshihen katër pika kyçe.

Pika e dytë pas miratimit të procesverbalit të mbledhjes së kaluar, do të hapet me shqyrtimin e raportit për realizimin e buxhetit të komunës për periudhën janar-mars të vitit 2025. Ky dokument pritet të ofrojë një pasqyrë të hollësishme mbi menaxhimin financiar të komunës gjatë këtij tremujori, dhe të bëhet bazë për vendime të mëtejshme.

Një çështje e rëndësishme do të jetë edhe pika e tretë e rendit të ditës, ku propozohet anulimi i vendimit për financimin e shujtave ditore për nëpunësit civil të administratës. Ky vendim, i miratuar në mbledhjen e dytë të këtij viti me vota unanime nga 24 deputetë, tashmë duhet të anulohet, duke sjellë dilema të reja mbi vazhdimësinë e tij.

Gjithashtu, veteranët e UÇK-së në Dragash kanë paraqitur një kërkesë për ndryshimin e datës zyrtare të çlirimit të komunës, nga 15 qershor në 12 qershor. Kjo pikë, e fundit në rendin e ditës, pritet të ngjallë reflektime mbi historinë dhe simbolikën e kësaj date për komunitetin.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...