Drejtuesit e festivalit tradicional “Opoja Vallëzon” në një njoftim të publikuar në Facebook kanë bërë të ditur datën e mbajtjes së tij.
Ata thonë se në takimin që kishin pasur me këshillin organizativ është vendosur që ketë vit të mbahet me datë 10,11 dhe 12 Gusht.
Ky festival pritet të mbahet në fshatin Bresanë të komunës së Dragashit në një ambient të hapur.

Ky është njoftimi i publikuar nga SHKA Bresana

Njoftim
Në takimin e mbajtur te këshillit organizativ dhe në bashkëpunim me drejtorin artistik Dilaver Kryeziu u vëndos që:
Festivali folkloriko-burimor “Opoja Vallëzon” të mbaht me datë 10 ,11 dhe 12 Gusht 2021 në Bresanë.
Për dallim nga vitëte e tjera festivali ka karakter ballkanik pasi kanë konfirmuar ardhjën edhe ansamble nga vëndet ballkanike.
Me shpresë se do të kaloni mirë.
Me rrespekt stafi i SHKA Bresanës.