Në muajin maj të vitit të kaluar me një vizitë zyrtare në Dragash ishte drejtori i arsimit të Kukësit zotëri Skënder Ahmeti, ky i fundit u prit nga drejtori i arsimit në Dragash zotëri Vloran Cenaj, në këtë vizitë u dakorduan që të krijohen kontakte të reja ndërmjet drejtorive dhe shkollave të komunave përkatëse.
Nga atëher e deri më sot ky projekt ka funksionuar shumë mirë e ka pasur ndikim të madh si për nxënësit ashtu edhe për mesimdhënësit e dy komunave.
Ka shumë bashkpunime të tilla që po sjellin pozitivitet te nxënësit e tek mësimdhënësit, ndër shkollat e para që filluan një bashkpunim të tillë jan shkolla Sezai Surroi nga Bellobradi dhe shkolla Elmaz Ademi nga Bardhoci i Kukësit, që ndryshe bashkpunimin e tyre e quajn edhe si shkollat e binjakëzuara, vlen të permendet se nga bashkpunimi i këtyre dy shkollave ka pasur shumë efekt tek nxënësit të cilet kan garuar e kan mësuar shumë nga njeri-tjetri.
Shkollat tjera që jan në bashkpunime me shkollat nga Kukësi jan edhe shkolla 28 Nëntori nga Bresana dhe shkolla Fetah Sylejmani nga Dragashi.
©TVOPOJA