Profesori Batjari Halili nepermjet rrjetit social Facebook ka bërë një reagim lidhur me emërimin e zëvendësministrit në Ministrinë e Arsimimit dhe Shkencës në Qeverin e Kosovës të udhëhequr nga Avdullah Hoti.
Halili në reagimin e ti thotë se shkenca nuk ka në vete armiq por vetëm injorant.
Ai nder të tjerash thotë se është fatkeqësi për shoqërinë dhe kombin tonë që injorantët po futin duart në shkencë.
Postimi i plotë i Batjari Halilit në Facebook
Po e filloj shkrimin tim me një shprehje latine: “Scientia non habet inimicum nisp ignorantem” që do të thotë:
“Shkenca nuk ka armiq, ka vetëm injorantë. Injoranca është armiku i shkencës”.
Pse e shkrova këtë?
Sot, përmes rrjetit social facebook pashë një lajm që zv. ministër i Arsimit ishte emëruar një militant partiak, pikërisht njëri i cili diskutohet nëse e ka të mbaruar fakultetin apo jo. Shikojeni dhe gjykoni vet rreth këtij paradoksi, ai që nuk ka arsim për vete na bëhet zv. ministër edhe për më tepër i Arsimit. Është fatkeqësi për shoqërinë dhe kombin tonë që injorantët po futin duart në shkencë.
Shkenca nuk ka armiq, ajo pranon cilindo që do t’i qaset, por ajo të jep rezultatin nga personat qe ti ja afron. Nuk dua as t’i mendoj rezultatet që do na japë neve kjo qasje dhe këto vendime të papjekura dhe me pasoja të pamenduara nga vendimarrësit e tyre.
Kemi deputet në parlamentin e Kosovës që studimet i ka filluar në vitin 2004 dhe, edhe sot është apsolvent në Fakultetin Juridik.
Që është aty edhe nuk po habitem dhe ky fakt më kujton një shprehje tjetër latine e cila thotë: “Zëri i popullit është zëri i Zotit”, dhe ky person ka fituar përmes votës së këtij populli. Ndoshta në këtë rast vlen për ne shprehja e Joseph de Maistre “secili popull ka qverinë që meriton” për shkak se ne nuk po dijmë vet se kë të zgjedhim, zëri ynë shpesh po gabon. Por, ajo që më shqetëson më së shumti është fakti që ai është pjesë e komisioneve që nxjerrin ligje që neve të jemi zbatues të tyre.
Mendo për vite të tëra kush ka bërë ligje në Republikën tonë dhe prapë vazhdojmë të kemi ligjëbërës të tillë edhe sot në shekullin e 21-të?!
Pas luftës kjo edhe ishte e pranuar sepse rrethanat ishin kaotike dhe çdo gjë ishte e rrënuar por sot, kjo tregon që populli ynë me të tilla qeveri, ministra dhe deputë, po shkon drejt një gremine e cila duhet shumë gjenerata të vuajnë për të dalur nga kjo gremin.